FMT 2018, sot shfaqet “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshit (FOTO)

Në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit (FMT), që ka nisur më 23 shtator, kurse përfundon më 30 shtator 2018, do të marrë pjesë edhe regjisori nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Kushtrim Bekteshi ka shkruar dhe inskenuar “Ata që ikin”, shfaqje teatrore, që në kuadër të FMT-së, do të shfaqet sot, më 28 shtator, me fillim prej ora 18:00 në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë – Shqipëri.

Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Mentor Berisha, kostumografinë e ka përgatitur Samka Ferri, kurse në skenë ajo do të shfaqet nëpërmjet roleve të aktorëve: Xhevdet Doda, Donikë Ahmeti, Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Edona Sopaj, Hajt Toçilla, Rifat Smani, Alban Morina, Alban Çela dhe Afrim Kasapolli.

Shfaqja “Ata që ikin” flet për “të vdekurit” që duan të jenë “të gjallë”, e që janë: ata që ikin nga vdekja, ata që ikin nga vetmia, ata që ikin nga kujtimet, ata që ikin nga njëri-tjetri, ata që ikin nga ndjekësit, ata që ikin nga ferr-parajsa, ata që ikin nga mania dhe ata që ikin nga njerëzimi i çoroditur.

Shfaqja “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren. Foto: Amer
Shfaqja "Ata që ikin" në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit "Bekim Fehmiu" - Prizren. Foto: Amer
Shfaqja “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren. Foto: Amer
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button