Policia britanike ka zbuluar identitetin e personit të tretë të përfshirë në Rastin Skripal

Gazeta britanike, The Telegraph ka raportuar më 27 shtator se policia kundër-terrorizmit ka zbuluar identitetin e zyrtarit të tretë të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i cili ka kryer një mision vëzhgimi para helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri muaj më parë, transmeton REL.

Agjenti rus besohet se ka vizituar Sallsbërin për të ndihmuar në planifikimin e sulmit, para se dy kolegët e tij të kenë dërguar Noviçokun në Britani, agjent nervor i kategorisë ushtarake, i cili është zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Sulmi pati lënë në gjendje kritike, Skripalët, ndonëse ata tani janë duke u shëruar në një lokacion të panjohur për çështje të sigurisë.

Më 5 shtator, Britania ka bërë të ditura akuzat kundër dy burrave rusë, fotografitë e të cilëve janë prezantuar nga policia britanike, si të dyshuar për kryerje të sulmit.

Rusia në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në tentim vrasjen ndaj Skripalëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button