Democracy Lab dhe #AeDiÇfarë për zhvillimin e barabartë rajonal në Maqedoni si shtet anëtar i BE-së

E fundit nga sesia e ngjarjeve me emrin #AeDiÇfarë? U zhvillua sot (27.09.2018) me fillim në orën 17:00 në Shtëpinë e Artizanëve në Kumanovë. Fokusi kryesor i diskutimit ishte zhvillimi i barabartë rajonal në Maqedoni si shtete anëtare e BE-së. Moderator i ngjarjes ishte Nazim Rashidi, ndërsa bashkëfolës së tij ishin ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, ekselenca e saj z-nja Daniella Barisiç, profesori për ekonomi biznesi pranë Universitetit të Evropës Juglindore Gadaf Rexhepi, dhe Zvonko Zafirovski, bashkëpunëtorë i lartë nga Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit të Barabartë Rajonal pranë Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Ishin të pranishëm mbi 30 mysafirë në ngjarjen, që filloi me një mini “ekspozitë”, në të cilën si eksponentë qëndronin të dhënat e ndryshme të shtetit në krahasim me shtetet fqinje tona pas anëtarësimit të tyre në Folësit në fillim i shprehën qëndrimet e tyre për zhvillimin momental rajonal në Maqedoni, e kanë shkëmbyer njohurinë e tyre dhe përvojën për problemet e arritjes së zhvillimit të barabartë rajonal dhe kanë shqyrtuar mundësitë e Maqedonisë si shtete anëtare e BE-së. Vijonin një sërë pyetjes nga të pranishmit lidhur me temën. Më tepër diskutohej për problemet me zhvillimin e pabarabartë në Maqedoni, veçanërisht edhe në Kumanovë si një prej komunave që përballohet me një numër të lartë të problemeve, roli i integrimit në BE dhe përfitimet që kanë të bëjnë me zhvillimin lokal ekonomik dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, shembuj të praktikave të mira të vendeve tjera anëtare të BE-së, dhe qasja e lirë në numër të lartë të fondeve të BE-së për projekte rajonale.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit #AeDiÇfarë të cilin zhvillon Democracy Lab në nivel kombëtare për të informuar qytetarët për pjesë të temave që vlejnë për komunitetet e tyre dhe mundësitë që ofron Bashkimi Evropian shteteve anëtare nëse përballohen me sfida dhe mbështetje për gjetjen e zgjidhjeve. Democracy Lab është një platformë të ndërtimin dhe përforcimin e vlerave demokratike veçanërisht tek të rinjtë dhe sektorin qytetar, e themeluar nga Sefer Selimi.

#AeDiÇfarë Kumanovë? ishte organizuar bashkë me Qendrën për Dialog Ndërkulturor nga Kumanova dhe është e fundit nga ngjarjet #AeDiÇfarë?.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button