Deskoska: Buxheti për gjykatat është e pashfrytëzuar

 Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në ditën e parë të skriningut përgatitës me BE-në porositi se Ministria po mendon për rritje të mundshme të mjeteve për gjykatësit dhe gjyqësinë, por se njëkohësisht ekziston problem me mjetet e pashfrytëzuara dedikuar për gjykatat, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në pyetjen nëse Maqedonia do ta ndiqte shembullin e Shqipërisë, ministrja e Drejtësisë e të cilit vend sot në mëngjes para fillimit të takimit paralajmëroi se në këtë vend  dyfish do të rriten rrogat e gjykatësve, Deskoska theksoi se kur ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë e befasuar që ekzistojnë mjete të pashfrytëzuara në këtë pjesë.

“Në pjesën e sigurimit të kapaciteteve financiare për punë në gjyqësi, ne mendojmë për korrigjime të caktuara që do të mund të sigurojnë një lloj të pavarësisë dhe paanshmërisë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ka një pjesë të mirë nga buxheti gjyqësor e cila u është ndarë gjykatave në këtë moment, ndërkaq që nuk shfrytëzohet. Po mendojmë madje t’u ndihmohet me ndihmë të ekspertëve, dekalroi ministrja për MIA-n.

Renata Deskoska sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmanin, e kryesoi takimin e parë përgatitor për negociata me BE-në, në të cilin prezantohet legjislatura evropiane në pjesën e jurisprudencës dhe të drejtave fundamentale, i njohur si kapitulli 23.

Ky kapitull është ndër më të vështirët, nëse jo edhe më i vështiri, thotë ministrja.

Sipas metodologjisë së re negociuese të Bashkimit Evropian, kapitulli 23 së bashku me atë 24 për drejtësi dhe siguri, hapen të parët dhe të fundit mbyllen, duke i lënë mundësi BE-së që gjatë tërë procesit të kërkojë përpjekje shtesë nga vendi kandidat për anëtarësim.

Në këtë pjesë janë përfshirë reformat në gjyqësi, prokurori publike, mënyrat e menaxhimit me lëndët, përgjegjësia e gjykatësve dhe prokurorëve, këshilli gjyqësor, këshilli i prokurorëve publikë, lufta kundër korrupsionit, sqaron Deskoska.

E pyetur se cilat janë dobësitë e Maqedonisë, Deskoska thotë se ka shumë.

“Nga pjesa e asaj se si realizohen procedurat për përgjegjësi disiplinore dhe shkarkimi i gjykatësve, si duken ato procedura në Këshillin gjyqësor, në Këshillin e prokurorëve publikë, çfarë janë kapacitetet e institucioneve tona në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do të thotë kemi aspekte të ndryshme në këtë sferë të cilat janë me të vërtetë sfidë para nesh”, thotëp Deskoska.

Rreth problemit me katër gjykatësit e cekur nga PSP-ja dhe të pranishëm në bombat të cilët nuk janë shkarkuar edhe përkundër dyshimit serioz se kanë punuar sipas porosive, Deskoska përsëriti se ministria nuk mund të përzihet në punën e Këshillit gjyqësor.

“Ministria e Drejtësisë mund të ndihmojë në pjesën nëse ka të pathëna, probleme në kornizën ligjore, të ndihmojmë që të vendosen kriteret e qarta për shkarkim të gjykatësve apo kryetarëve të gjykatave, por nuk mund dhe nuk guxon ta ndërmarrë rolin e Këshillit gjyqësor”, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Sigurimi i sundimit të së drejtës dhe respektimi i të drejtave fundamentale nënkupton edhe përballje efikase me fenomenin e fjalorit urrejtës, ndaj çka, siç vërehet shpesh, institucionet nuk reagojnë në mënyrë efikase. Ministrja thotë se po punohet në ndryshime ligjore në këtë pjesë.

“Ne tani po përgatisim ndryshime ku parashihen inkriminime madje edhe për vepra nga urrejtja, të motivuara nga urrejtja, pa marrë parasysh atë se në çfarë baze është ajo urrejtje. Teksti është dhënë në debat publik”, deklaroi Deskoska.

Ajo konsideron se në Maqedoni po fillon të paraqitet vetëdija dhe se tashmë opinioni e njeh fjalorin urrejtës, por se “tani nevojitet që institucionet të reagojnë ndaj elementeve ku ka fjalor urrejtës apo do të jenë vepra nga urrejtja”, tha Deskoska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button