DILNI VOTONI ME 30 SHTATOR!

Të nderuar miq, shok, vëllezër dhe motra po afrohet dita e 30 shtatorit një ditë që ndërron trajektoren politike dhe ekonomike të vendit ku suksesi varret nga çdo njeri prej neve duke ber një veprim në ditën e 30 shtatorit  me votë për NATO dhe BE.

Kemi shumë arsye pse por unë do ti përmendi vetëm tre arsye dhe shpresoj të pajtoheni dhe ju dhe të dalim në votim me 30 shator.

  • Me 30 shtator ne mund të çojmë një amanet historik në vend. Shumë nacionalist e patriot si Shaban Polluzha, Memet Pashë Derralla, Xhafer Deva, Xhem Gostivari e shumë rilindës të popullit tonë dhe shumë dëshmorë të luftërave të  fundit kanë pasur një amanet ai amanet ka qen lidhja me perëndimin. Vota me 30 shtator është amanet i shumë sakrificave tona nga 1912 e deri te ditët tona të sodit.
  • Me 30 shator duhet të marrin fund mentaliteti politik marksist leninist   i cilin po na përfaqëson ndër vite dhe kjo ideologji ka lënë mbrapa ekonominë, arsimin, shërbimet publike dhe formimin tonë si shoqëri, kjo logjik që nuk beson në zot dhe me frymën e ateistit shpërlan ndër vite trurin e shqiptarëve dhe sot konstatohet lirisht se shqiptari i Maqedonisë jeton shumë më keq   se gjithë shqiptarët në rajon. Prandaj hyrja në NATO dhe BE dmth fund për politikat që ende festojnë ditëlindjet e Leninit, Stalinit, Titos dhe shumë kmerëve të kuq.
  • Me 30 shtatorë të votojmë për gjeneratat e ardhshme të cilat pa fajin e tyre janë në vështirësi për të pasur një jetë më të mirë ekonomike, arsimore e sociale. Mundësit që jepen duke qenë anëtar i NATOS dhe BE-së gjeneratat e ardhshme shumë më mirë do të i kultivojnë vlerat tona nacionale ekonomike e arsimore dhe do të forcojmë indin shoqëror dukë forcua njësinë themelore familjen.

Dilni votoni më 30 shator për NATO dhe BE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button