Izraeli i gatshëm të rihap kufirin me Sirinë

Izraeli tha sot se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për rihapjen e vendkalimit kryesor kufitar me Sirinë me trupat e OKB-së, i cili qëndron i mbyllur tashmë katër vjet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendalimi kufitar është i gatshëm për rihapje, ashtu siç ishte më parë”, u tha gazetarëve ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, gjatë vizitës që ia bëri kalimit kufitar Quneitra, në Lartësirat e Golanit të pushtuar.

Ai tha se pasi të rihapet kufiri, fermerët e bashkësisë etnike Druze të cilët jetojnë në Lartësirat e Golanit, sërish do të mund të shesin produktet e tyre në Siri, ndërkohë që edhe femrat do të mund të kalojnë kufirin, nëse vendosin të martohen në Siri.

Lidhur me çështjen palestineze, Liberman refuzoi të komentojë deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili hapur foli për një mbështetje të zgjidhjes me “dy shtete”.

“Shteti i Palestinës nuk është një çështje e cila më preokupon”, tha Lieberman, për të shtuar se e vetmja gjë e cila e intereson, është një shtet hebre i sigurtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button