Mirënjohje për sipërmarrësit, Bekteshi: Do të ketë rritje të turistëve në Maqedoni (FOTO)

Duke uruar Ditën Botërore të Turizmit – 27 Shtatorin, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka ndarë mbi 50 mirënjohje për personalitetet më të suksesshëm, shoqatat dhe bizneset e sektorit të turizmit në më shumë kategori, njofton Portalb.mk. Sipas Bekteshit, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian do të sjellë rritje të numrit të turistëve në Maqedoni.

Ministri Bekteshi ka folur për statistikat zhvillimit të turizmit në Maqedonisë, të cilat sipas tij janë bazë e mirë, por që duhet të punohet edhe më tej.

“Qëllimi ynë është që Republika e Maqedonisë të jetë në hartën e destinacioneve më të rëndësishme eksportuese të turizmit në rajon, Evropë dhe më gjerë. Përvoja e vendeve të tjera flet se pas hyrjes në NATO dhe BE, ka pasur një rritje dramatike të nivelit të investimeve, si dhe të numrit të turistëve. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë siguri më e madhe për turistë e huaj por dhe rritje e investimeve në infrastrukturën e turizmit, e cila do të kontribuojë në zhvillimin më intensiv të sektorit të turizmit. Me dyert e hapura në Evropë, qëllimet tona ambicioze mund të bëhen realitet për një kohë shumë të shkurtër”, tha Bekteshi.

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, ndau me pjesëmarrësit rezultatet e projekteve strategjike dhe masat për mbështetjen dhe promovimin e turizmit që janë pjesë e kompetencës së këtij institucioni.

Sa ju përket mirënjohjeve, për herë të parë këtë vit, përveç punonjësve të turizmit përmes shoqatave të tyre të biznesit, propozimet për më të suksesshmit në kategoritë e përmendura mund të jepeshin nga vetë konsumatorët, ose më saktë turistët, sipas konkursit të shpallur që zgjati deri më 9 shtator.

Përndryshe, mirënjohje u ndanë për kategoritë: hotel, me nënkategorit: spa,për qytet, liqene, male dhe investime të reja; restorante; kapacitete akomoduese për persona fizik; agjenci truistike në përgjithësi ,agjenci incoming ; operatorët turistikë; ngjarje; udhëzues  turistik, si dhe projekti më i mirë i turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button