Ambasada e Francës në Maqedoni do të organizojë ceremoni përkujtimore për luftëtarët e LPB-së

Ambasada e Francës në Maqedoni të premten, më 28 shtator, në orën 15:30, do të organizojë ceremoni në Parkun e Frankofonisë, e vijuar më pas në orën 16:00 me një ceremoni tjetër në Varrezën e Ushtarëve Francezë në Shkup për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore, njofton Portalb.mk.

Me këtë rast do të vendoset një kurorë me lule nga ambasadori para pllakës përkujtimore, e ngritur në shenjë kujtimi për këta luftëtarë, me nismën e Rrethit të Frankofonisë, në prani të përfaqësuesit të Shoqatës “Përkujtimi francez” në Maqedoni, Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Blagoja Zashov, si dhe në Varrezën e Ushtarëve Francezë në Shkup.

Vendosja e kurorës do të pasohet nga një vizitë në Shtëpinë Përkujtimore- Muzeun, i cili u përurua në maj të vitit 2018, e që i kushtohet ushtarëve të vdekur për Francën në Frontin e Maqedonisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ngjarje kjo e shënuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në kuadrin e Vitit Evropian të Trashëgimisë. Autoritetet e Maqedonisë kanë shënuar kështu përkatësinë e tyre në një histori të përbashkët, që formëson edhe më tej, të ardhmen tonë evropiane dhe që duhet të diktojë zgjedhjet tona në favor të paqes dhe pajtimit në këtë kontinent.

Njëqind vjet më parë, pas arritjes në Shkup të brigadës së kalorësisë së gjeneralit Zhuino-Gambeta, ne përkujtojmë ofensivën fitimtare të ushtarëve të regjimenteve të Spahinjve marokanë dhe Armatës Franceze të Lindjes, të cilët luftuan më 29 dhe më 30 shtator 1918 në këtë qytet, atëbotë i njohur me emrin Uskub. Ofensiva rezultoi në nënshkrimin e një armëpushimi të parë në Frontin e Lindjes, më 29 shtator 1918. Disa javë më vonë, një armëpushim i dytë më 11 nëntor, do të sillte epilogun përfundimtar në Frontin Perëndimor për këtë luftë tejet vdekjeprurëse, që ndryshoi hartën e Evropës dhe farkëtoi fatin e saj në shekullin e njëzetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button