Shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë plebicite do të dalin në referendum, për NATO dhe BE

Nё prag tё referendumit si dhe vizitat e shumё liderve, figurave dhe personaliteteve botёror, siç ishte kancelarja gjermane Angela  Merkel, pёrfaqёsuesja e lartё e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe shumё ministra dhe diplomatё tё Bashkimit Europian dhe SHBA nё fund u pa qё Maqedonia ёshtё faktor gjeostrategjik dhe gjeopolitik nё tёrё Ballkanin Perёndimor. Ky ёshtё njё sinjal dhe dritё e gjelbёrt nga Brukseli qё sa mё shpejt Maqedonia dhe shtetet Ballkanit Perёndimor tё integrohen nё strukturat e NATO dhe hyrjen nё tё ardhmen nё Unionin Europian. Takimet e shumё liderve dhe ministrave perёndimorё me liderin e ri opozitar Mickovskin, nё bisedime ёshtё vёrejtur se ato kishin antipati dhe neveri. Lideri i VMRO Mickovski ka piketuar njё sёrё argumentash nacionaliste, ku ai para diplomatёve dhe ministrave perёndimor, nuk ёshtё treguar pragmatik dhe i moderuar. Nёse lideri i ri Mickovski, qё sipas shumё analistёve dhe politikanёve thuhet se ёshtё pinjolli i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit del me moton  dhe u thotё simpatizuesve dhe qytetarёve qё tё bojktojnё ose tё votojnё kundёr referendumit, sipas sondazheve edhe se del opozita kundёr referendumit  do tё kalojё pro, ndryshimit tё emrit. Pas referendumit, opozita VMRO do tё pushojё tё ekzistuarit, do tё fshihet nga faqja e dheut. VMRO dhe DPMN duhet tё nderojnё emrin dhe mbiemrin kurse pasardhёsit duhet tё tjetёrsohen, distancohen tё dёnojnё aktet e oligarkёve tё korruptuar, inkriminuar dhe tё formojnё subjekt tё ri politik.

Nuk ёshtё me rёndёsi sё ç’emёr do tё ketё Maqedonia

Shumica e shqiptarёve mbi 50% sipas shumё sondazheve nё mёnyrё plebicitare me 30 shtator do tё dalin nё referendum pёr pro, siç dihet shqiptarёt e Maqedonisё nuk do tё dalin nё kontekstin e emrit. Ata do tё dalin nё referendum pёr Maqedoninё nё NATO dhe BE. Pёr shqiptarёt e Maqedonisё nuk do tё ishte me rёndёsi  se ç’emёr do tё kishte republika e Maqedonisё, shembull Republika e Maqedonisё Vardare, RMK Veriore, Lindore, E Mesme, E Epёrme etj, pasi shqiptarёt dhe subjektet politike shqiptare nuk i kanё pyetur askush  kurse partitё politike shqiptare pёrsa i pёrket kontekstit tё emrit si qytetarё tё kёtij shteti janё konsideruar si fёmijё bastard dhe tinejxhёr politikё. Dalja nё referendum tek njё pjesё e shqiptarёve vёrehet me inferioritet. Kemi zёra kritikё nё opinion se referendumi i ngjan njё fushate parazgjedhore dhe marketingu politik.Liderёt dhe subjektet politikё duhet tё jenё tё kujdesur, tё mos instrumentalizojnё, politizojnё votuesit ku shumica e votuesve qё do tё dalin do tё jenё opozitarё, kundёr BDI dhe PDSH. Kёta votues, siç kam shkruar mё parё nuk do tё jenё partiakё as pёr ndryshimin e kontekstit tё emrit por do tё jenё shumica e votuesve pёr Maqedoninё nё NATO dhe Union Europian. Partitё politike dhe liderёt me retorikёn do tё tentojnё nёpёrmjet referendumit tё fitojnё kredibilitet dhe reputacion, pёr zgjedhjet e ardhshme. Nё fakt ata mund ta dёmtojnё dhe minimizojnё pjesёmarrjen e qytetarёve nё referendum. Shqiptarёt e Maqedonisё tё mos presin si me shkop magjik nё shtetin e ri Republika e Maqedonisё sё Veriut. Kur Maqedonia pas shpёrbёrjes sё ish Jugosllavisё shpalli pavarёsinё , me fillimin e pluralizmit dhe formimin e partive politike, shqiptarёt mendonin se kishte filluar epoka e re. Shqiptarёt plot shpresa tё ngazёllyer duke menduar se do tё jenё etnitet i barabartё nё shtetin e ri do ta ndajnё pushtetin, por nё fund u zhgёnjyen, shpallёn Iliridёn qё nё fund dёshtojё, pastaj konfliktin e armatosur mё 2001. Realiteti dhe nacionalja ёshtё se pёr çerek shekulli shqiptarёt e Maqedonisё akoma mbetёn tё diskriminuar qytetarё tё rendit tё dytё. Ata janё tё diskriminuar akoma nё shumё sfera, shembulli nё armatё, diplomaci, ekonomi, kulturё. Kohёt e fundit kam lexuar nё gazeta dhe portale perёndimore artikuj tema pёr Maqedoninё. Shkruajnё se dy etnitete mё tё mёdha maqedonasit dhe shqiptarёt  janё tё prerё me thikё, jetojnё nё njё shtet tё ndarё dhe nuk janё tё integruar si shoqёri multikulturore dhe multietnike. Nё fund ata i fajёsojnё tё dy etnitё dhe liderёt e tyre. Pёr mos integrimin si shoqёri tё mbyllura dhe getoizmin nuk mund tё fajёsohen dhe akuzohen shqiptarёt. Kjo ndarje mund tё tejkalohet kur shqiptarёt do tё pranohen tё barabartё dhe as tё kenё status tё njёjtё si maqedonasit. Pas ardhjes nё pushtet tё BDI dhe liderit Zoran Zaev, Maqedonia ka filluar tё ketё progres , lёvizje pozitive dhe pёrmirёsim nё avancimin e tё drejtave tё shqiptarёve tё Maqedonisё, por shqiptarёt akoma nuk kanё arrit kriteret dhe standartet si etnitet i dytё nё Maqedoni.

“Mungesa e platformёs sё pёrbashkёt tё subjekteve politike”

Qё nga pavarёsia e republikёs sё Maqedonisё sidomos pas konfliktit tё armatosur 2001 dhe nёnshkrimit tё Marrёveshjes sё Ohrit, subjektet politike nuk kanё pasur platformё tё pёrbashkёt, koncept avantazh pёr kauzёn dhe aspiratat e shqiptarёve tё Maqedonisё. Me arritjen e bisedimeve dhe zgjedhjen e kontekstit tё emrit, maqedonasit do tё zgjedhin dhe ngёrçin e identitetit, si faktor shtet komb, kurse shqiptarёt pёrballё maqedonasve me statut bashkёsi e etniteteve do tё ngelin grup i etniteteve. Pa njё platformё, vizion, front tё pёrbashkёt tё subjekteve politike nё shtetin e ri Maqedonia Veriore dhe mё tej do tё pёrkёmben dhe do tё ngelё statut quo pёr shqiptarёt.  BDI vazhdon dhe mё tej me kuadro tё njёjtё dhe politikanё tё vjetёr, pa platformё dhe koncepte inovative edhe se mund tё veçojmё disa politikanё pragmatikё dhe tё moderuar. Opozita e dobёt, pa lider tё ri karizmatik pa kuadro dhe politikanё tё rinj ku mungon fronti dhe uniteti politik, nё shtetin e ri RMK Veriore do tё vazhdojnё akoma avazin me retorikё tё njёjtё. Do ti kemi po ata dekadent infantiv, me po tё njёjtin subjekt politik BDI.  Do tё kemi tё njёjtёn opozitё siç ishte PDSH e Menduh Thaçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button