Rouhani: SHBA herët ose vonë do t’i kthehet marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës herët ose vonë do t’i kthehen marrëveshjes bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rouhani duke folur në konferencën për media në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore të arritur në vitin 2015 e përshkroi si gabim të madh.

Ai theksoi se rruga drejt dialogut do të lehtësohet nëse “administrata amerikane ndal dhunën, mban premtimin, respekton ligjet dhe të drejtat e njeriut”.

Rouhani theksoi se në New York është takuar me 16 liderë botërorë dhe të gjithë mbështetën marrëveshjen bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button