Floriana Garo, vajza e motit në “ABC” përfaqëson Shqipërinë në “Miss World”

Krahas Martina Ivezajt e cila do të përfaqësojë Gjermaninë në ”Miss World”, një tjetër shqiptare do prezantojë Shqipërinë në këtë event bukurie. E kush më mirë se Floriana Garo do të përfaqësonte shqiptarët?

E diplomuar në Amerikë në Marrdhënie Ndërkombëtare, ndërsa tani ndjek studimet Master po në atë degë, me një eksperiencë pune si modele e fotomodele në Amerikë, imazh i shumë kompanive, e bukur, e talentuar dhe me shumë sharm. Ju prezantojmë kështu ”Miss World Albania 2012”, Floriana Garon, e cila për një muaj rresht do të bëjë përgaditjet intensive për të marrë pjesë në spektaklin më të madh të bukurisë në botë, që këtë vit do të mbahet në Kinë.

Pas një kohe të gjatë që ka jetuar dhe studiuar në Amerikë, Floriana është kthyer në Shqipëri për të shijuar suksesin.

Lajme të ngjashme

Back to top button