Zjarr në Dulicë të Makedonska Kamenicës, ekipet e zjarrfikësve ende janë në terren

Në dy zjarre të ndryshme të cilët sot shpërthyen në afërsi të fshatit Dulicë, të Makedonska Kamenicës janë djegur pyje me pisha në sipërfaqe prej përafërsisht dy hektarësh.

Sipas informacioneve të Malin Trajçevskit, person përgjegjës nga Njësiti Zjarrfikës Territorial të Makedonska Kamenicës, zjarri i parë ka shpërthyer sot herët në mëngjes dhe është lokalizuar në orën 7:15, transmeton MIA.

“Sot në mëngjes në orën 4:45 në NJZT në Makedonska Kamenicë ka arritur informacion për paraqitje të zjarrit në fshatin Dulicë te vendi i quajtur Kozinec. Zjarri është lokalizuar diku pas orës shtatë, por në orët e mesditës u paraqit edhe zjarr i ri me intensitet më të fuqishëm. Ekipet e zjarrfikësve janë në terren, zjarri edhe pse është lokalizuar, ende është aktiv dhe ekipi ynë ende është në terren”, informon Trajçevski.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipe të NJZT nga Makedonska Kamenica, ndërmarrja e pyjeve dhe ekipe të policisë pyjore nga Makedonska Kamenica.

Zjarrfikësit dhe organet e hetuesisë janë në terren, ndërsa informacione shtesë ata paralajmëruan për ditën e nesërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button