Kliçko mbron titujt botërorë në peshat e rënda

Kurrë më parë peshat e rënda në boksin profesionist nuk kanë qenë të dominuara nga një dinasti e vetme, madje nga dy vëllezër. Vladimir Kliçko e vazhdoi këtë dominim duke mbrojtur me sukses titujt kampionë të botës përballë sfidantit amerikan, Toni Tompson.


Suksesi i ukrainasit u arrit në raundin e gjashtë kur Tompson u rrëzua në tapet dhe gjyqtari e mbylli ndeshjen edhe pse sfidanti arriti të ngrihej në këmbë. Kliçko e kishte hedhur në tapet amerikanin edhe në raundin e pestë, por sërish Tompson ia kishte dalë të vazhdonte duelin.

Kjo e zhvilluar në Bernë të Zvicrës, ishte sfida e dytë mes këtyre boksierëve, pasi Vladimir e mundi Tompsonin edhe në vitin 2008.

Fituesi u shpreh i kënaqur pas ndeshjes. “Këtë herë ishte më e lehtë pasi unë e kontrollova më mirë ndeshjen, – tha ai, – herën e parë nuk isha në formë, nuk ishte i shpejtë dhe Toni më vuri shumë në vështirësi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button