Policia e Maqedonisë zbulon 9 migrantë nga Irani

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) njofton se në autostradën Shkup-Gjevgjeli, më saktësisht në aksin rrugor nga Negotina për në Gjevgjeli, ka zbuluar nëntë migrantë nga Irani, të cilët kanë qarkulluar me një automjet “Opel Zafira” me traga të Shkupit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë, MPB thotë se njësitet policore kanë pasur informacionin paraprak se në dy automjete me targa të Shkupit, “Opel Zafira” dhe një “BMW”, ka pasur migrantë ilegalë.

Policët, thuhet më tej në njoftim, kanë tentuar të ndalin automjetet, të cilët kanë vazhduar rrugën përkundër shenjës së policisë për të ndaluar, për çka “Opeli” ka vazhduar rrugën drejt vendkalimit kufitar “Bogorodicë”, me ç’rast është përplasur me një shtyllë metali.

MPB thotë se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë, aktivitetet e policisë kanë mundësuar kapjen e tij më vonë gjatë natës, ku dhë është privuar nga liria.

Bëhet fjalë për personin me inicialet E.J. (25) nga Gjermania ndërsa me vendbanim në fshatin Orllancë.

Në vendin e ngjarjes, policia thotë se ka zbuluar nëntë migrantë nga Irani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button