Maqedoni, Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë apeloi që të votohet “për” në referendum (VIDEO)

Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë (KISH) sot ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që në mënyrë masive të votojnë “për” në referendumin e 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Konferencën e kemi thirrur që t’i bëjmë ape popullatës së të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të dalë në referendum, për ta përkrahur referendumin. D.m.th. apelojmë te të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që në mënyrë masive të dalin dhe ta përkrahin referendumin e 30-shtatorit”, tha organizatori Abdullah Mehmeti.

KISH-ja ka përshëndetur edhe marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Ne, intelektualët shqiptarë në Maqedoni e përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, duke dëshiruar që Maqedonia të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe për fqinjësi të mirë edhe me shtetet e rajonit”, thuhet në memorandumin e miratuar nga KISH-ja

“Megjithatë, memorandumi nuk ka të bëj me referendumin, por ka të bëj me çështjen e ndryshimit të kushtetutës në të ardhmen, pas  referendumit”, tha organizatori Mehmeti.

Memorandumi përmban kërkesën që ka të bëjë me ndryshimin dhe garantimin e statusit të popullit shqiptar dhe statusit të  gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button