ASHMA tregon se si kanë raportuar televizionet dhe radiot në Maqedoni gjatë fushatës së referendumit

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e ka publikuar raportin e parë nga vëzhgimi i prezantimit mediatik të referendumit, e cila ka të bëjë me periudhën prej 10 deri më 18 shtator të këtij viti. Në të janë të treguara gjetjet për mënyrën në të cilën mediat kanë raportuar për temat e referendumit në emisionet ditore-informative, në programet informative, në intervista dhe debate, njofton Portlab.mk.

“Rezultati nga vëzhgimi tregon se në kushte kur nuk ka pasur linja të qarta dhe të barabarta të agjitimit (“PËR”, “KUNDËR” ose “BOJKOT”) ishte e rëndë që transmetuesit të mbështeten në raportimin nga ngjarjet që publikut t’i sigurohet llojllojshmëri nga të gjitha pikëpamjet. Prandaj, përkushtimi i disa prej tyre ndaj trajtimit të barabartë të të gjitha pikëpamjeve mund të shihet në gatishmërinë, në lajmet që të ofrojnë qëndrime të analistëve, politologëve, historianëve, ekspertëve në fusha të ndryshme të cilët do t’u mundësojnë qytetarëve pasqyrë të plotë dhe më të thellë të çështjeve të cilat ata duhet t’i kenë parasysh që të sjellin vendim të informuar për referendumin. Disa media tjera, mungesën e pikëpamjeve të ndryshme në lajme e kanë plotësuar me programe të veçanta informative ku janë përpjekur që të sigurojnë bashkëfolës me qëndrime të kundërta. Te grupi i tretë, llojllojshmëria e pikëpamjeve ka munguar edhe në lajme, por edhe në emisionet informative”, thonë nga ASHMAA.

Më ekzemplarin janë të përfshira nga dy televizione dhe radio-stacione të transmetuesit publik (Radio e Maqedonisë 1, Radio e Maqedonisë me program në gjuhën shqipe, RTVM1 dhe RTVM 2 me program në gjuhën shqipe), të gjithë televizionet me leje për transmetim në nivel shtetëror pa marrë parasysh mjetit të transmetimit (Alsat M, Kanal 5, Sitel dhe Telma; programet satelitore – 24 Vesti, Sonce dhe Nasha; programet kabllore 1 TV, 21-M, Klan Maqedoni dhe Shenja). Nga radiot nacionale private me ekzemplarin janë të përfshira Kanal 77, pasi që dy radio tjera nuk kanë program informativ. Pastaj, është analizuar programi 24 orësh me theks të emisionit ditor-informativ dhe programeve tjera në të cilat është trajtuar referendum.

Raportin e parë të ASHMAA-së në formë të plotë mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button