MPB gjatë fundjavës do të lëshojë letërnjoftime me procedurë të shpejtuar për referendumin

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se të gjitha Repartet e Punëve administrative do të punojnë edhe të shtunën edhe të dielën, transmeton Portalb.mk.

Të gjitha kërkesat për lëshim të letërnjoftimeve ( të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur), sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të bëhen në mënyrë urgjente në të gjitha Repartet rajonale për punë administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë  nëse parashtruesi nuk posedon pasaportë biometrike.

Kërkesat për letërnjoftime do të pranohen dhe miratohen dhe menjëherë pas pranimit të aplikacionit për letërnjoftim, Reparti për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë te sektori kompetent për shpërndarje në kohë te Reparti i Punëve Administrative.

Ditën e referendumit Reparti i Punëve Administrative do të punojë vetëm për dhënie të letërnjoftimeve prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button