Kur dhe si do të ketë veprime të dënueshme të bojkotuesve të referendumit?

Akademiku Vllado Kambovski hapi këtë temë dhe për të ka mendime të ndryshme. Në ndërkohë, punët shkuan shumë më larg – deri te indikacionet për shtypje direkte për mos votim me karta identiteti, të domosdoshme, dhe shpërthime të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.

Askush nuk mund të organizojë qytetarët për mos realizim të referendumit me 30 shtator, për atë se kjo do të konsiderohet si vepër penale – organizimi i rezistencës për kryerje të vendim të sjellur ligjor, u shpreh së fundmi akademiku Vllado Kambovski. Kundër përdorimit të terminit “dënim” u deklaruan shumë ekspert edhe atë prej të dy palëve kundërshtuese.

“Vërtetmatësi” kontaktoi me dy bashkëbisedues relevant nga sfera e ligjit – avokatin Filip Medarski dhe ish gjykatjësja në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strauburg, Margarita Caca Nikollovksa¸ por do të transmetojmë edhe qëndrime të tjera:

Kambovski dha dy deklarata dhe me të dytën vulosi mendimin për atë se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën e parë me të cilën u ngrit aq shumë pluhur. Ai herën e dytë, në një ekspozim më të gjatë, tha se vendimi për deklarim në referendum për anëtarësim në NATO  dhe BE me pranimin e Marrëveshjes me Greqisë e morri Kuvendi , dhe kjo është ligjore, që do të thotë se duhet të realizohet.  Sipas akedamikut Kambovski, gjithkush mundet qartë të shpreh mendimin e tij “pro” ose “kundër” çështjes së referendumit, por assesi nuk mund të organizojë qytetarët që të mos dalin në votim – vlerëson Caca Nikollovska.

ÇKA THOTË LIGJI?

Përndryshe, Kodi penal është specifik dhe në nenin 387: “Organizim për rezistencë”, thuhet:

(1) Ai i cili do të organizojë rezistenca të ndryshme ose do të jetë i padëgjueshëm ndaj vendimeve ligjore ose masa të organeve shtetërore, do të dënohet me dënim në para ose me burgim deri në tre vite.


(2) 
Nëse për shkak të veprës nga paragrafi 1 ka ardhur deri në mosrealizim ose deri te vështirësia e dukshme e realizimit të vendimit ligjor ose masës në organin shtetëror ose veprën e ka kryer si udhëheqës i grupit, realizuesi do të dënohet me burg prej një viti deri me pesë vite.

Avokati Filip Medarski ishte i qartë në vlerësimin se as organizimi i bojkotit nuk duhet të dënohet. Ai nuk dëshiron që të relativizojë rezistencën  ndaj çështjes së referendumit, sepse kjo është pjesë e qasjes liberale të demokracisë.

Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë ndalesë në sistemin tonë ligjor, as thirrje, as organizim të bojkotit të referendumit. Vepra penale, e cila u interpretua si bazë për ndalim të organizimit për bojkot të referendumit, sipas meje ka tjetër qëllim, tjetër zbatim ligjor, gjegjësisht ndalon tjetër sjellje, thotë në intervistë për MIA edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Por, kur diskutimi akademik u qetësua, erdhi deklarata e Vane Cvetanov, ish funksionar i hershëm i VMRO-DPMNE-së se në tubimin e kësaj partie i detyron simpatizuesit e tij dhe anëtarëve t’i “dorëzojnë” dekumentet e identifikimit (letër njoftim dhe pasaportë) si formë e bojkotit të sigurt dhe pamundësisë së ndryshimit të mendjes. Kjo do të thotë se ekziston shtypje në anëtarësin e partisë më të madhe dhe se nuk ju jepet mundësia për ndryshim eventual të mendjes. A do të detyrojë kjo kompetentët të ndërmarrin aksion për verifikim të këtij pretendimi?

PËRDORIMI I GJUHËS SË URRETJES

Në rrjetet sociale po shtohen faqe dhe profilet në të cilët, para së gjithash, vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në vendin tonë, dhe për shkak të mbështetjes ndaj atyre që do të votojnë “pro”, si dhe për hapat e qeverisë aktuale për t’i rikujtuar partnerit demokristian Mickoski të vendos për zgjidhjen që çon ka NATO dhe BE, ju dha zë propaganduesve që janë për izolim të vendit. Kështu paraqitet montazhi grafik në të cilën Merkelin e paraqet si prezantuese të nacizmit, pa ndonjë bazë (vetëm se është gjermane, praktikisht), dhe më pas bëhet “modulime” se të gjithë ato që janë “pro” referendumit, gjegjësisht nuk janë për bojkot, janë fashist, ndërsa popolli (pjesa tjetër) janë viktime siç kanë qenë hebrenjtë para dhe pas kohës së Luftës së Dytë Botërore. Montazhi grafike me të cilën shpërndahet gjuha e urrejtjes ndaj kancelares Merkel këtu me vetëdije dhe me qëllim nuk e transmetojmë me qëllim që të pamundësojmë shpërndarjen e saj të mëtejme, por të gjithë këto fotografi të fotoshopuara përplot me urrejtje të bëra vetëm për në rrjete sociale mund të shihen në linkun këtukëtukëtu dhe këtu.

Përndryshe, edhe avokati Medarski pajtohet me atë se nëse dikush ju quan “tradhtar” nëse do të votonit në referendum, ai bën shtypje.Kjo është mjaftë e pranishme në komunikimet nëpër rrugë, në takime, dhe në veçanti përmes rrjeteve sociale…

Të dielën, me 23 shtator, ministri Spasokvsiduke folur në Radovish theksoimes tjerash, se “Maqedonia është vend i lirë demokratik me norma evropiane. Çdo lloj shtypje, kërcënim ose shantazh gjatë aktit të votimit do të ndalohet dhe do të sanskionohen sipas ligjit. Kjo vlen edhe për aktivitetet në internet. Çdo tentim për ndalim të realizimit të së drejtës së votës do të sanksionohet”, shkruan Spasovski.

Kjo deklaratë me siguri do të përforcojë të gjithë format e polemikës, të cilët edhe ashtu ekzistojnë në lidhje me mundësinën kundër referendumit të caktuar me 30 shtator, që të plotësohen format e caktuara të shtypjes, shpërndatjes së urrejtjes, kërcënimeve dhe dhunës mentale mbi ato të cilët do të duan të realizojnë të drejtën e tyre për t’u deklaruar për çështjen e referendumit.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button