Burg aktorit amerikan, abuzoi seksualisht me një grua 14 vite më parë

Bill Cosby u dënua me 3-10 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje pranë shtëpisë së tij, para 14 vjetësh. Gjykatësi, Steven O’Neill, urdhëroi gjithashtu që Cosby të dërgohet menjëherë në burg, duke mohuar kërkesat që ai të lihej i lirë me kusht, transmeton Top Channel. 

Para vendimit, një gjykatës i Pensilvanisë e klasifikoi Bill Cosby-n një “agresor të dhunshëm seksual”, pasi aktori i dënuar u paraqit në gjykatë në ditën e dytë të seancës së tij dëgjimore.

Ky përcaktim do të thotë që Bill Cosby-t do t’i kërkohet të raportojë çdo tre muaj tek autoritetet dhe se emri i tij do të përfshihet në regjistrat e atyre që kryejnë krime seksuale që u bëhen të ditura fqinjëve, shkollave dhe viktimave. Gjithashtu ai duhet të kryejë seanca këshillimi të detyrueshme për gjithë jetën e tij.

Dita e parë e seancës u hap të hënën me dëshmi nga ekspertë të shëndetit mendor, të cilët pohuan se Bill Cosby e meritonte etiketimin, për shkak të nevojës së tij të pakontrollueshme për të sulmuar seksualisht gratë dhe se kishte gjasa që ai ta bënte një gjë të tillë, nëse do t’i jepej rasti.

Avokatët e 81-vjeçarit thanë se për shkak të moshës së tij të madhe dhe përkeqësimit të shëndetit (Bill Cosby është ligjërisht i verbër), nuk ka gjasa që ai të kryejë një krim tjetër, duke theksuar se akuzat më të fundit datojnë prej 2005-s.

Ai u dënua më parë këtë vit për tre akuza që lidheshin me sulme serioze pasi kishte droguar dhe sulmuar seksualisht Andrea Constand, në shtëpinë e tij në Pensilvani në 2004. Zonja Konstand është një nga më shumë se 60 gra që kanë ngritur akuza të ngjashme kundër Bill Cosby-t, por e vetmja deri tani, akuzat e së cilës, kanë çuar në një dënim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP