Nga speci djegës te selinoja e peshku, ju paraqesim 10 ushqimet më të mira për metabolizmin tonë!

Çaji jeshil për shekuj me rradhë ka qenë I njohur për benefitet e metabolizmit në kulturën aziatike. Çaji jeshil është perfekt për tu konsumuar në çdo periudhë të ditës dhe shërben si një antioksidant I fuqishëm, shkruan Bordo.al. 

Selinoja duke qenë se pjesa më e madhe e saj përbëhetnga uji shërben si një burim I mirë hidratimi por gjithashtu është shumë e pasur me vitamin dhe minerale.

 

Proteinat e mishit të bardhë si peshku apo shpendët, djegin më shumë kalori  dhe duan më pak kohë për tu tretur sesa karbohidratet apo yndyrnat. Duke qenë se përmbajnë shumë amino-acide se mishi I kuq ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe zhvillimin e tyre.

Rrënjë lulerradhiqe në fakt është një shtesë e re në ushqimin e shëndetshëm. Duke qenë se është shumë e pasur në antioksidantë që përmbajnë anti-inflamatorë ndihmon për të patur një shëndet të mirë në përgjithësi.

Speci djegës njihet për vetinë djegëse dhe është konsideruar si një element kryesor në kultura të ndryshme. Speci djegës përmban Capsaicin që rrit çlirimin e hormoneve të trupit  dhe stimulon metabolizmin dhe diegien e kalorive.

Kafja e mëngjesit është një mënyrë perfekte për të nisur ditën. Kafja e zezë ka më pak kalori dhe kafeina që përmban është një stimulus I një metabolizmi më të mirë.

Grejpfruti është shumë I mirë sidomos nëse konsumohet në mëngjes pasi ta heq ndjesinë e të ndjerit I fryrë dhe të shuan urinë.

Uasabi një erëz Japoneze është e shkëlqyër për rënien nga pesha. Uasabi jo vetëm që orë pasi është konsumuar rrit metabolizmin por është provuar gjithashtu se na ndihmon që të kemi një humor më të mirë.

Uthulla e mollës është e shkëlqyer për humbjen në peshë. Një lugë uthull molle në ditë të heq urinë dhe rrit metabolizmin duke ju lejuar që të humbni peshë më shpejtë.

Çaji mendrës është përdorur prej shumë kohësh në Azi si një rritës I metabolizmit dhe ndihmues në dhimbjet e stomakut. Ky çaj jo vetëm që përmirëson aparatin tretës por ju ndihmon të ndiheni më mirë pasi keni konsumuar një vakt ushqimor.

Burimi/Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button