SHBA sanksione ndaj 4 zyrtarëve të lartë të Venezuelës

SHBA-të kanë sanksionuar katër zyrtarë të lartë të Venezuelës, duke përfshirë zonjën e parë dhe ish-prokuroren e përgjithshme, Cilia Adela Flores de Maduro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu të përcaktuar janë edhe zv/presidentja ekzekutive Delice Eloina Rodriguez Gomez, ministri i Komunikimit dhe Informimit, Jorge Jesus Rodriguez dhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez.

Departmenti amerikan i Shtetit po ashtu ka sanksionuar personat Jose Omar Paredes dhe Edgar Alberto Sarria Diaz, të cilët thuhet se janë pjesë e një rrjeti që synon të mbështesë Rafael Alfredo Sarria Diaz, të cilën e departmenti amerikan e quan “një person kyç për kryetarin e sanksionuar venezuelian të Asamblesë Kushtetuese të paligjshme, Diosdado Cabello Rondon”.

Sanksionet ndaj Sarria Diaz dhe Cabello Rondon u përcaktuan më 18 maj.

“Sanksionet e SHBA-ve nuk duhet të jenë të përhershme, por kanë për qëllim të ndryshojnë sjelljen”, tha departmenti amerikan.

Agjencia shtoi se Washingtoni do të konsideronte heqjen e dënimeve nëse individët e përcaktuar do të ndërmarrin veprime konkrete dhe të kuptimplota për të rivendosur rendin demokratik, të refuzojnë të marrin pjesë në abuzimet e të drejtave të njeriut, të flasin kundër abuzimeve të kryera nga qeveria, si dhe të luftojnë korrupsionin në Venezuelë.

Si rezultat i veprimeve të sotme, çdo pasuri në pronësi të individëve të listuar në listën e zezë brenda juridiksionit të SHBA-ve është ngrirë dhe individët amerikanë në përgjithësi janë të ndaluar të bëjnë biznes me ta.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përshëndeti dënimet e reja ekonomike gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku tha se shënjestron “rrethin e brendshëm dhe këshilltarët e ngushtë” të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Ne kërkojmë nga vendet e mbledhura këtu për t’u bashkuar me ne në thirrjen për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë”, tha Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button