Afganistan, 149 civilë të vdekur nga sulmet ajrore për 6 muaj

Në 6 muajt e parë të këtij viti në Afganistan, si pasojë e sulmeve ajrore kanë humbur jetën 149 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) thuhet se në 6 muajt e parë të vitit 2018 në sulmet ajrore të kryera në Afganistan kanë humbur jetën 149 civilë.

Duke u vënë në dukje se numri i të plagosurve gjatë periudhës së njëjtë është 204, në deklaratë thuhet se është shqetësuese që shumica e të vdekurve nga sulmet ajrore përbëhen nga fëmijët dhe gratë.

Në deklaratë theksohet se përgjegjës për shumicën e sulmeve janë forcat e huaja. Së fundmi, në sulmin ajror të kryer 3 ditë më parë në krahinën Kapisa janë vrarë 9 civilë.

OKB, e cila që nga viti 2009 mban regjistrimet e vdekjeve civile në Afganistan, vuri në dukje se ky është numri më i madh i vdekjeve civile që ka ndodhur që nga periudhat e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button