Ja se si debatohet në Jordani, me këpucë e revole! (VIDEO)

Deputeti Mohammed Shawabka, ka debatuar në televizionin jordanez politikën e Jordanit kundrejt Sirisë, bashkë me aktivistin politik Mansour Sayf al-Din Murad. Por, debati u nxeh deri në banalitet. Fyerjet bëheshin më të ashpra. Ndër të tjerash përmendeshin fjalët hajna, qelbësirat e Mossadit etj. raporton “Times” e Izraelit.
Moderatori pa sukses tentoi të qetësonte ata dy, madje duke bërtitur në ta.

Ishte deputeti Shawabka ai të cilit së pari i pëlciti filmi. Në një moment e hoqi këpucën dhe e hodhi fuqimisht tek kritiku i tij. Muradi ia doli të shmangte këpucën, por pastaj e përmbysi tavolinën. Kaosi i vërtet vjen pak më vonë kur Shawabka vlerëson se si argumentet e tij mund t’i prezantojë më mirë me ndihmën e revoles, të cilën e nxjerrë nga pantallonat.

Fatmirësisht, ai nuk kishte guxim për të shtënë, kështu që të dy vazhduan me fyerje, shtyrje me duar, ndërsa moderatori mundohej t’i ndante sikur të ishte gjyqtar në një duel boksi. Atëherë kur situata u bë e paduruar, regjisori e ndërpret transmetimin e drejtpërdrejtë.

Me sa duket, “debati” vazhdoi edhe me kamera të fikura!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button