Erdoğan takon presidentin Trump
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan dhe presidenti Trump u takuan në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Shefi i komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, në llogrinë e tij në Twitter është shprehur se të dy liderët kanë realizuar një bisedë të shkurtër dhe të sinqertë jashtë sallës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pas shtrëngimit të duarve, presidenti Erdoğan, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, si dhe presidenti Trump i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Melania Trump, biseduan për një kohë të shkurtër.
Pas kësaj bisede, presidenti Erdoğan kaloi në sallë, ku iu adresua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.