Tetovë, Ministria e Ambientit Jetësor e mban peng rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin

Rregullimi i shtratit të lumit “Shkumbin” ende s’ka filluar të rregullohet, banorët shprehen skeptik, ndërkaq Komuna e Tetovës thotë që presin që Ministria e Ambientit ta realizojë marrëveshjen, gjegjësisht t’i lëshojë fondet për fillimin e projektit, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse u paralajmërua se rregullimi dhe pastrimi i shtratit të Lumit “Shkumbin” në qytetin e Tetovës, do të duhet të fillojë në shtator të këtij viti, megjithatë, e njëjta ende nuk ka filluar.

Qytetarët e anketuar nga Portalb shprehen skeptik se ky projekt do të realizohet, pasi që sipas tyre nga koha e komunizmit dhe deri më tani vetëm një  pjesë e shtratit të lumit është ndërtuar edhe atë në pjesët ku i njëjti ka qenë i rregulluar.

“Nuk pres që komuna apo ministria të bëjnë ndonjë punë, i kemi parë shumë vite, kur nuk u ndërtua pas vërshimeve të vitit 2015, nuk pres më. çka mund të presësh nga këtë njerëz që me vite të tëra nuk kanë duke bërë asgjë”, thotë Armend Mustafa.

“Shtrati i lumit mund të ndërtohet, por ne nuk shohim asgjë në terren, nuk ka asnjë punë, asnjë projekt, asnjë gjurmë nga punët në terren” thotë Liridon Azemi.

LEXO: Tetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)

Por, sipas Komunës së Tetovës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duhet që ta realizojë marrëveshjen, gjegjësisht t’i lëshojë fondet.

“Ju njoftojmë se projekti që keni kërkuar për ndihmë financiare të shtratit të lumit Shkumbin për rregullimin e mureve anësore do të financohet me vlerë prej 5 milionë denarë. Dhe në pajtueshmëri me pikën 4 të vendimit për zgjedhje, të drejtat dhe obligimet mes bartësve të projekteve të zgjedhura dhe Ministrisë së Ambient Jetësor në lidhje me konkursin e publikuar do të rregullohen me Marrëveshje të veçanta. Marrëveshjet do të rregullohen në pajtueshmëri me nenin 218 të ligjit për ujëra”, thuhet në njoftimin e Ambientit Jetësor, të cilën ia ka dërguar Komunës së Tetovës.

Portalb.mk kërkoi edhe përgjigje nga Ministria e Ambientit jetësor edhe në atë në pyetjet se kur do të fillojnë punët për pastrimin dhe ndërtimin e shtratit të lumit Shkumbin, cila është kompania që do të kryejë punët dhe sa është afati kohorë për përfundimin e punëve, por deri më tani nga kjo Ministri akoma nuk kemi marr asnjë përgjigje në lidhje këto pyetje.

Ndryshe, shtrati i lumit Shkumbin në pjesën e jugore të qytetit është i pa rregulluar dhe i pa pastruar çka ishte edhe shkak për vërshimet gjatë vitit 2015.

Tetova pas vërshimeve mbytet në mbeturina, lumi ende i papastruar (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button