Zaev: Në referendum vendosin ata që votojnë, të tjerët as që numërohen

Kryeministri, Zoran Zaev, tha se në referendumin e 30 shtatorit për emrin do të vendosin ata që do të votojnë, ndërkaq ata që nuk do të votojnë, as që numërohen, njofton Portalb.mk.

“Vendosin ata që votojnë. Ata që nuk votojnë as që numërohen. Besoj se vota e qytetarëve, ajo që është caktim i tyre, është drejtim sipas së cilit lëvizin gjendjet politike në Maqedoni. Vendimet tona janë të pavlera nëse qytetarët nuk i përkrahin dhe votojnë, ata e kanë fjalën e fundit”, u përgjigj Zaev në pyetjen gazetareske, a do të jetë i suksesshëm referendumi, në konferencën e sotme për shtyp.

Kryeministri Zaev e ka përsëritur qëndrimin se referendumi për emrin si ide rrjedh nga VMRO-DPMNE.

“Në u pajtuam me VMRO-DPMNE-në për thuajse gjithçka dhe ashtu vepruam. Unë do të dal më 30 shtator dhe do të votoj “për”. Duhet edhe liderët tjerë ta tregojnë qëndrimin e tyre. Nëse shumica e votave janë “kundër”, atëherë ne do ta shfuqizojmë Marrëveshjen me Greqinë, por nëse shumica janë “për”, atëherë ne duhet që t’i ndjekim udhëzimet që na i japin qytetarët”, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP