Qeveria shkurton tarifat e noterëve dhe përmbaruesve

Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit të noterëve dhe atij për përmbaruesë me të cilin ulen tarifat e noterëve dhe përmbaruesve. Ulja e shpenzimeve të qytetarëve të cilët kanë borxhe për shërbimet komunale dhe ata të cilët kanë kredi konsumatore do të jetë edhe më e madhe në krahasim me tarifat e qytetarëve të tjerë. Për shërbime noteriale qytetarët do të paguajnë 10% të borxhit të përgjithshëm, por jo më shumë se 500 denarë, njofton Alsat M.

Kryeministri Zaev sqaroi se në rast se borxhi është 1000 denarë, kompensimi për notarin do të jetë 100 denarë, nëse borxhi është 10,000 denarë përsëri kompensimi do të jetë 500 denarë. Këta ndryshime ligjore priten që të vendosen përpara deputetëve për miratim.

“Nëse më parë shpenzimet e përgjithshme te Noteri kanë qenë 3490 denarë për llogari prej 3000 denarësh tani do të bëhen vetëm 550 denarë për noter. Në llogari prej 11,000 denarësh për rrymë dhe parno, shpërblimi i noterit ka qenë 1100 denarë, tani me kufizimet е rеја do të jetë po ashtu 500 denarë. Taksa gjyqësore prej 200 denarësh zvogëlohet, shpenzimet e avokaturës prej 4000 denarësh nuk do të paguhen. Nëse më parë shpenzimet kanë qenë 5770 denarë, me tarifаt e reja do të jenë 750 denarë. Çmimi për administrim për përmbaruesit, më përpara ka qenë 300 denarë tani do të ketë tjetër tip të kompensimit, çmimi për administrim nuk do të ekzistojë”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button