Balotelli i kërkoi Rafaellas të abortonte

Vëllai i bukuroshes italiane, Rafaella Fico, ka zbuluar se futbollisti kontravers italian, Mario Balotelli, kishte kërkuar nga motra e tij që të abortonte.

Vëllai i Rafaellas thotë se Balotelli e ka ditur për shtatzëninë dhe kishte dërguar njerëz të afërt për të kërkuar nga Rafaella që të ndërpresë shtatzëninë e saj. Madje thotë se është e turpshme që ai ka kërkuar test të ADN-së.

“Kemi marrë telefonata nga njerëz të afërt me Balotellin për të bindur Rafaellan që ta ndërpresë shtatzëninë. Por, kërkesat e tyre i kemi refuzuar. Është vërtet mos respekt ndaj saj kërkesa e Marios nëpër media që ajo të bëjë një test ADN-je. Rafaella është në moment të keq dhe ndihet e stresuar. Është e fyer si grua dhe si nënë e ardhshme. Ajo ka nevojë për qetësi”, ka theksuar vëllai i italianes.

Pos tjerash, Francesco Fico shton se ai dhe nëna e tyre nuk e kishin pritur mirë relacionin e Rafaellas me Marion.

“E kisha pranuar Balotellin në familjen time vetëm pse e do motrën time. Tani është mjaft. Kërkoj respekt dhe qetësi për një vajzë të re që po bëhet gati të përballojë shtatzëninë”, ka përfunduar ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button