Sopoti, Deskoska: Dëmshpërblimin kërkojeni në gjykatë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti, nuk e ndjen nën kompetenca të dikasterit me të cilin udhëheq ajo. Sipas saj, organi kompetent i cili do të duhet të vendosë nëse të ish të dënuarit do të marrin dëmshpërblim dhe për nivelin e dëmshpërblimit është Gjykata Civile, raporton Portalb.mk.

“Të gjithë atyre që kanë qenë në paraburgim dhe në burg ju takon dëmshpërblimi. Problemi është në atë se në Minstrinë e Drejtësisë nuk ka kriter përmes së cilave mund të bëjë dëmshpërblim.  Gjykata është organi kompetent i cili i vlerëson nivelin e dhembjes shpirtërore, domethënë bëhet fjalë për dëm jo-material të cilin duhet ta caktojë organi kompetent”, tha Deskoska, gjatë promovimit të publikimit të Faklutetit për Siguri ”Qytetarët për Korrupsionit”.

Ndryshe, dje u publikua dokumenti me të cilën vërtetohet se dikasteri i Renata Deskoskas nuk e ka pranuar kërkesën e sopotasve të cilët pafajësisht u dënuan në rastin “Sopoti”.

Pas tërheqjes së akuzës nga ana e Prokurorisë Speciale për shkak të mungesës së dëshmive, pala e dëmtuar ka dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim më 21 maj të këtij viti. Avokati Paçuku, ka kërkuar dëmshpërblim me vlerë prej 2.5 milionë euro për 6 të dëmtuar, ndërkaq për 4 të tjerë të cilët kanë qenë jashtë vendit, do të dorëzojë gjatë javës së ardhshme.

Rasti “Sopoti” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot.

Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të vitit të kaluar ia ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Speciale, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

Nga materialet e përgjuara të publikuara në vitin 2015 nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ose të ashtuquajturat “bomba”, dëgjohet si ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Më poshtë mund ta dëgjoni “bombën” për “Sopotin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button