Zjarr në Burgun e Idrizovës, drejtori: Nuk e kanë shkaktuar të burgosurit

Në qendrën për pranim në Burgun e Idrizovës, sot është gjatë mesditës është shkaktuar zjarr, njofton Portalb.mk.

Nga zjarri sipas informative të para, autoritetet për Portalb.mk, konfirmojnë se nuk ka të lënduar, ndërkaq ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe e kanë lokalizuar të njëjtin.

“Nuk ka të lënduar nga zjarri, ekipet në terren kanë dalë dhe do t’i hetojnë arsyetojnë e zjarrit”, konfirmojnë nga MPB për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, drejtori i Burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviq, për Portalb.mk, demanton mediat që kanë shkruar se zjarri është shkaktuar nga të burgosurit për arsye të kushteve të këqija.

“Tani jam në vendin e ngjarjes, përveç dëmit material nuk ka të lënduar. I demantoj informatat se zjarrin e kanë shkaktuar të burgosurit, unë këtu jam bashkë me ta dhe nuk është e vërtetë”, thotë Stojanoviq.

Siç thotë ai, pjesa e djegur e objektit edhe ashtu ka qenë e vjetër dhe e njëjta nuk do të sanohet, pasi që do të transferohen në objektin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button