Akullore shtëpiake me çokollatë dhe pemë

Akulloren mund ta përgatisni edhe pa një makinë të posaçme, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me këta përbërës.

Nevojiten:

– 500 g ajkë e ëmbël,
– 100 g krem me shkumë,
– 200 g ajkë e thartë,
– sheqer sipas dëshirës,
– 200 g mjedra,
– 100 g çokollatë qumështi,
– 50 g biskota të bluara.

Përgatitja:

Tundni ajkën e ëmbël, shtoni kremin e tundur dhe ajkën e thartë.

Ndani përgjysmë dhe në njërën gjysmë shtoni lëng mjedre, në tjetrën çokollatën dhe biskotat dhe të gjitha bashkoni.

Qitni në kuti plastike, mbyllni dhe futni në frigorifer ngrirës, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP