Kryetari i Kuvendit slloven, Zhidan: Në BE do të jeni maqedonas, me gjuhën maqedonase

Maqedonia në çdo aspekt i takon familjes së popujve evropian. Për atë shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe do të vendosin me pjekuri, guxim dhe me përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe të gjeneratave të ardhshme, kështu tha kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Dejan Zhidan pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

“Kompromisi është i vështirë, por i ofruar dhe besoj i mirë. Çdo kompromis kërkon lëshime, por nëse na e ofron atë që është më e rëndësishme, është e rëndësi e jashtëzakonshme për të gjithë, por edhe për qytetarët e Maqedonisë”, tha Zhidan.

Ai konsideron se zgjidhja që e ofron marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe mundëson fillim të negociatave me BE-në, ndërsa njëkohësisht e ruan identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase të cilat, siç tha,  për shumë vite ishin shqetësim për qytetarët.

“Maqedonasit do t’i quajmë maqedonas, do të rruhet gjuha maqedonase dhe në të njëjtën kohë nuk do të quhet më Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, tha Zhidan.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button