Hulumtim, qytetarët: Euro-integrimet garanci për parandalimin e korrupsionit në Maqedoni

Qytetarët si mundësi të vetme për parandalimin e korrupsionit në vend, e shohin integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Këtë e tregoi hulumtimi i profesorëve të Fakultetit për Siguri në Shkup “Qytetarët për Korrupsionin”, i cili flet lidhur me qëndrimin e qytetarëve rreth korrupsionit në vend, raporton Portalb.mk.

Profesori universitar Cane Mojanovski njëkohësisht dhe autor i botimit thekson se qëllimi i hulumtimit është që përmes qëndrimit të qytetarëve, të gjenden indikacionet që tregojnë problemet kryesore në fushën e korrupsionit në Maqedoni.

Botimi “Qytetarët për Korrupsionin”
Botimi “Qytetarët për Korrupsionin”

“Në këtë hulumtim parashtrojmë pesë pyetje: A është identifikuar regjeneratori i korrupsionit në Maqedoni?,  A merremi me mjekim të pasojave nga korrupsioni?, A është në të vërtetë problemi te gjykatësit dhe prokurorët?, A do të thotë që mosfunksionimi i këtyre institucioneve lë hapësirë për regjeneratorët e korrupsionit?. Në analizë mundohemi t’i tregojmë disa grupe të indikatorëve që tregojnë se problemi kryesorë në fushën e korrupsionit në Maqedoni është korrupsioni i lartë”, tha profesori Mojanovski, gjatë promovimit të hulumtimit në infoqendërn e BE-së në Shkup.

Nga ana tjetër ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, vlerësoi qëndrimin e qytetarëve rreth asaj që euro-integrimet i shohin si mundësi të vetme për parandalim të korrupsionit. Ndërkaq, sipas saj, ky hulumtim me qëndrimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin, i publikuar në kohën kur debati për Ligjin e Antikorrupsionit është i hapur, do të shërbejë si sugjerim për ndryshime dhe plotësime evetuale të ligjit.

“Interesante është që në hulumtim atë që më së shumti e përmendin qytetarët janë euro-integrimet që domethënë anëtarësimin e në BE dhe NATO, e që është një nga zgjidhjet për parandalimin e korrupsionit, e që kjo në një farë mënyre domethënë dhe besim i qytetarëve tanë në standardet evropiane dhe institucioneve rreth çështjes së sundimit të së drejtës por duke përfshirë dhe luftën me korrupsionin. Lidhur me propozim ligjin për Komisionin, për të cilin veçse jemi duke debatuar, kemi marrë parasysh dhe sugjerimet në këtë rast mendimet e qytetarëve nga ky hulumtim” , deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Raporti hulumtues “Qytetarët për Korrupsionin” është hulumtim pesëvjeçar, i realizuar nga stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë në Shkup. Autorë të hulumtimit janë profesorët Cane Mojanoski, Marina Malish Sazdovska, Marjan Nikolovski dhe Katerina Krstevska.

LEXO: Propozim-ligji për Anti-Korrupsion në shqyrtim publik, OJQ-të kërkojnë të korrigjohet

LEXO: Antikorrupsioni do të mbetet jo-funksional, nuk do të ketë kush t’i kontrollojë ankesat për referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button