Peter: Nëse i themi JO referendumit, do të marrim më pak para nga Evropa dhe shteti do të izolohet

Kompanitë anëtare të Këshillit për Investime të Huaja janë për udhëheqje më të lehtë të biznesit në Maqedoni, ndërsa NATO dhe BE janë dera drejt udhëheqjes së biznesit, tha sot në konferencë kryetari i Këshillit të Investimeve të Huaja, Shtefan Peter, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se Maqedonia në Bashkimin Evropian do të ishte më stabile sesa jashtë tij, që do të thotë qasje deri te kreditet më të lira, ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian për projekte si dhe për treg stabil për eksportin.

“Nëse Maqedonia i thotë JO referendumit, do ta humbë kredibilitetin, dhe me këtë besimin për të ardhme.  Nëse adoleshentët dhe fëmijët nuk kanë besim për të ardhmen, më të mençurit do të ikin dhe do të vihet në izolim. Një miliardë euro ndihmë financiare nga BE për projekte të ndryshme, nuk do të vijnë në Maqedoni. Stabiliteti i denarit ndoshta mund të shkatërrohet, presioni në sektorin bankar do të rritet si dhe do të ulet eksporti dhe importi. Kompanitë do ta  humbin konkurrencën, do të ulen investimet e huaja direkte sepse vendi nuk do të ketë perspektiva afatgjate, do ta humb edhe konkurrencën në krahasim me vendet kandidate për anëtarësim në BE. Sektori bankar do të ngushtohet dhe kreditet do të jenë më të shtrenjta”, tha Peter.

Ai tha se nuk i ka aspektet pozitive që BE i nxit nga shteti, dhe ato janë sundimi i së drejtës, duke inkurajuar një ambient më të mirë jetësor si dhe përmirësimi i të drejtave të konsumatorëve.

“E rëndësishme është që të dilni dhe të votoni, të merrni pjesë në mënyrë aktive në demokraci, jo të jeni egoist dhe të mendoni për vete, por pasojat e votimit për të ardhmen. Që të funksionojë demokracia, populli duhet të marr pjesë e jo të vëzhgojë. Ai që nuk do të votojë, e humb të drejtën të ankohet. Votoni, pastaj ankohuni për rezultatin”, shtoi Peter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button