VMRO-DPMNE tani për tani pa agjendë për ditën e referendumit

Nuk ka agjendë, por as plan se ku do të ndodhet udhëheqësia partiake dhe çfarë do të ndodh në parti më 30 shtator. Partia më e madhe opozitare tani për tani nuk ka hartuar asnjë plan ose agjendë për ditën e referendumit, thotë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili mbrëmë është takuar me anëtarësinë në Shtip, njofton Portalb.mk.

Bë prani të deputetëve, udhëheqësisë së Komitetit Komunal dhe antëarësisë së gjerë, Janushev tha se ka ardhur që të bisedojë për “marrëveshjen e dëmshme me Greqinë”. Në pyetjen e anëtarëve se çfarë është më e mirë për to që të bëjnë në referendum, Janushev e rikujtoi qëndrimin e partisë.

“Qëndrimi ngelet i njëjtë dhe çdokush nga ju është mjaftueshëm i vetëdijshëm dhe i mençur që të kuptojë se çfarë po ndodhë në Maqedoni, dhe se ky nuk është referendum për Evropë dhe NATO, por ky është referendum për ndryshimin e emrit, gjuhës maqedonase, kulturës dhe traditës. Çdokush nga ju, duke e shfrytëzuar mendjen e shëndoshë, dhe duke e dëgjuar zemrën, do të vendosni se si do të veproni më 30 shtator”, tha Janushev.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button