Sigurimi i Oliver Spasovskit tregoi se si erdhi deri te momenti që të gjuajë me pistoletë në Kuvend

Njëri ndër personat më rëndë të lënduar gjatë sulmit të organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, Aco Angellovski, i cili ka shtënë me armë zjarri që ta shpëtojë jetën e tij dhe të Oliver Spasovskit, të cilit atë natë i ishte sigurim, dhe të deputetëve të tjerë, në Gjykatë është shqetësuar dhe është përlotur nga skenat që i ka përjetuar atë ditë, njofton Portalb.mk.

Në fillim ka qenë i qetësuar, por kur tregoi se si i është lutur deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçevit i cili ka ardhur që t’i mbrojë filloi që të përlotet dhe filloi të merr frymëmarrje të shpejta, të cilën gjykatësja Kacarska e ka shkruar në procesverbal.

Sipas dëshmisë së Angellovskit, turma ka qenë agresive, Aco ka marrë thirrje nga Sasho Tasevski, shefi i Sigurimit të Oliver Spasovskit, që të hyjë brenda pasi që jetët e tyre janë në rrezik.

Me kolegun, Aleksandar Jankoviq, mezi kanë arritur që të hyjnë dhe e kanë pasur patjetër që të hyjnë nga dera kryesore. Pasi  që kanë punuar 12 vjet në Kuvend, e kanë ditur rrugën më të shkurtër deri te pres qendra, ku ka ndodhur sulmi ndaj deputetëve.

“Brenda ishte tmerr. Në një qosh ishin të mbledhur Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Petre Shilegov, Zijadin Sela, Damjan Mançevski dhe deputetë të tjerë. U habita, salla ishte e mbushur me kolegë nga MPB. Kanë hyrë me qytetarët. Tre vetëm janë përpjekur që t’i kthejnë, të tjerët vetëm kanë parë, as me gisht nuk kanë lëvizur. Turma ka gjuajtur me gjithçka që ka pasur”, ka deklaruar Angellovski në seancën e sotme, në të cilën 33 të akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë për sulmin e organizuar në Kuvendin e Maqedonisë.

“Komanda kanë ardhur nga një qendër. Mendoj se nga qytetarët me maska. Në një moment, nga një person i cili gjendej në anën time të majt dëgjova duke dhënë urdhër “vrisni të gjithë!”, tha Angellovski, transmeton Portalb.mk.

Atëherë Aco e ka nxjerrë pistoletën, ka thënë “Policia, tërhiquni” dhe ka gjuajtur një plumb paralajmërues.

Për momentin është ndalur turma dhe sikur të kthehen një hap mbrapa, pas së cilës më pas i janë kthyer të gjithë atij pasi që ka gjuajtur. Pas kësaj, e kanë goditur me grushta, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe ia kanë çarë buzën.

Sapo e ka dëgjuar gjuajtjen, ka vrapuar Vllatko Gjorçev, ka dëshmuar Angellovski. I ka thirrur katër sulmues dhe i ka vendosur për mbrojtje.

“E njoh Vllatkon, kam punuar 12 vjet në Kuvend. I thash: “Vllatko mos na le!”, tha Angellovski.

“Jo Aco, do të ngelem deri në fund me ju!”, i ka thënë Vllatko.

“Ishte ironike që një pjesë e tyre që na kanë rrahur, më pas filluan që të na mbrojnë. Ato ishin Aleksandar Filevski, njëfarë Toshta… kishte disa”, dëshmoi Angellovski.

Angellovski tha se, më pas ka hyrë Njësiti për Intervenim të Shpejtë i MPB-së, dhe ka filluar evakuimi.

Angellovski është evakuuar me lëndime të rënda, menjëherë ka marrë infuzion dhe është transferuar për në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button