Kasami: Populli është meritor e ndryshimeve historike

Lëvizja Besa ku kryetar është Bilall Kasami mbrëmë zhvilloi fushatë për referendumin në qytetin e Kumanovës ku u realizuan takime me qytetarët e kësaj komune, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Kasami në fjalim e tij, siç thuhet në njoftim për media, ka theksuar se: “ Duke votuar PËR më 30 shtator, rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë shumë më e lehtë dhe me këtë, do të kemi një të ardhme të ndritur.  Të votojmë pro që të jemi të barabartë edhe në kushtetutë dhe të mos llogaritemi më si përqindje, por si shqiptarë, ashtu siç e kemi edhe slloganin për këtë fushat të Referendumit. Kryetari poashtu tha se me hyrjen në NATO, nuk do ketë më montime si në rastin e Sopoti, Kumanovës, Monstrës etj, në të cilët shqiptarët e kanë pësuar keq dhe gjithnjë kanë tentuar që fajin te ua hudhin shqiptarëve”.

Kryetari Kasami, gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë: “bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkarisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli, janë meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së”.

Në tubimi e organizuar në qytetin e Kumanovës, ishin edhe sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli, nënkryetarët Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, poashtu edhe kryetari i degës Fatri Saliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button