Referendumin do ta ndjekin 11.907 vëzhgues të brendshëm dhe 493 të huaj

Numër rekord i vëzhguesve të brendshëm dhe të huaj do të jenë në vendet zgjedhore të dielën më 30 shtator që ta ndjekin procesin e deklarimit të qytetarëve të Maqedonisë në referendum. Numri zyrtar nga KSHZ nga KSHZ për vëzhguesit e akredituar të brendshëm dhe të huaj është 11.907. ndërkaq numri i vëzhguesve të huaj është 493, ndërkaq organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes, njofton Portalb.mk.

Përskaj gazetarëve të brendshëm, referendumin do ta ndjekin edhe gazetarët e huaj. KSHZ ka akredituar 83 gazetarë nga 32 mediume, por, ashtu siç informojmë nga atje, disa gazetarë janë refuzuar pasi që kanë dorëzuar kërkesë për akreditim pas skadimit të afatit i cili ka mbaruar më 24 shtator në mesnatë.

Më së shumti ka akredituar Shoqata për Politika Qytetare dhe Iniciativa 5.574, më pas Platforma e Shoqatave të Qytetarëve të Platformës Maqedonase Kundër Varfërisë 3.736, “NOV MOST” 1.882, Civil – Qendra për Liri 307, Shoqata Lenka 129, Shoqata për Afirmim të Vlerave Evropiane dhe Integrimit Rinor Mak Sonce 119 vëzhgues, Shoqata Qendra Nacionale Rome 46, Lëvizja Evropiane për Qytetin e Shkupit 44, Shoqata Inkluziva 40 dhe Instituti për Strategji Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër 30 vëzhgues.

Referendumin të dielën do ta vëzhgojnë 197 monitorues të Misionit OSBE/ODIHR-së, ndërkaq kanë akredituar edhe 129 përkthyes.

Organizata Joqeveritare Ndërkombëtare, Kongresi Maqedonas Botëror ka akredituar 167 vëzhgues, Ambasada e SHBA-së 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes, Komiteti për Demokraci të Hapur 3 vëzhgues, Ambasada e Shqipërisë 6, aq kanë akredituar edhe Ambasada e Francës dhe Ambasadës së Hungarisë, por edhe 7 përkthyes. Asambleja e Kuvendit të Evropës 8 vëzhgues dhe 1 përkthyes, ambasadat e Kosovës dhe Turqisë nga 4 vëzhgues, Ambasada e Britanisë dhe Irlanda e Veriut 9 vëzhgues, Delegacioni i Bashkimit Evropian 20, Komisioni Shtetëror Zgjedhor Republikan i Serbisë 2, Ambasada e Holandës 3, Ambasada e Çekisë 2, Ambasada e Suedisë 5, Ambasada e Kanadasë 1, Ambasada e Gjermanisë 1, ashtu edhe KSHZ e Turqisë, Ambasada e Ukrainës 1 vëzhgues dhe Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Maqedoni 4 vëzhgues.

Nga mediat ndërkombëtare më së shumti ka akredituar mediumi Al Xhezaira – 15 gazetarë, më pas Asoshieted pres 11, TV Alfa nga Greqia 3 gazetarë, Transmetuesi publik i Austrisë 4, TV Antena 3, ndërkaq mediat tjera kanë akredituar nga dy gazetarë.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 15 tetorit të vitit të kaluar, janë akredituar 5.011 vëzhgues të brendshëm dhe 337 të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button