Izraeli paralajmëron Rusinë për rreziqet e shitjes së armëve në Siri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin kundër shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, duke thënë se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta.

Pas një bisede telefonike të zhvilluar në mes të dy liderëve më 24 shtator, zyra e Netanyahut ka thënë se kryeministri izraelit i ka thënë Putinit se “transferimi i sistemeve të avancuara të armëve, në duar të papërgjegjshme do të shtojë rreziqet në rajon”, transmeton REL.

Ai po ashtu ka thënë se Izraeli “do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij në mbrojtje dhe siguri” duke kryer sulme me bomba drejt caqeve të tyre në ushtrinë iraniane në Siri.

Deklarata e Izraelit ka ardhur në po të njëjtën ditë kur, Këshillari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se vendimi i Rusisë për të shitur këto armë në Siri është “gabim” dhe “përshkallëzim i madh” në luftën civile shtatëvjeçare në këtë shtet.

Aeroplanët izraelitë kanë kryer deri më tani një numër të sulmeve ajrore kundër ushtrisë iraniane në Siri, pa u penguar nga ushtria ruse atje, për shkak të atyre që janë konsideruar si konsultimeve të ngushta në mes të ushtrisë izraelite dhe asaj ruse, çfarë edhe është thënë të jetë rikonfirmuar në telefonatën e fundit në mes të liderëve të këtyre dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button