Aksident në Kërçovë, një i person ndërroi jetë rrugës për në spital

Në rrugën rajonale Kërçovë-Manastir, një veturë e tipit “Jugo” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga K.P. (54) nga fshati Koznicë, dhe një veturë e tipit “Lada Niva” me targa të Ohrit e drejtuar nga V.P. (69) nga fshati Drugovo, dje rreth orës 15.15 në afërsi të fashtit Vidrani kanë pësuar aksident, shkruan Portalb.mk.

Pas aksidentit, K.P. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë nga Qendra Mjekësore e Kërçovës është bërë gati për t’u dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit, por për shkak të gjendjes së rëndë, ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit. Ndërkaq, bashkëudhëtarja e veturës “Lada” R.P. (68) nga fshati Drugovë në Qendrën Spitalore të Kërçovës i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Nga SPB-Oher njoftojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button