Zaev nga Negotina: Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi sepse nuk ka alternativë tjetër

Vendimi është shumë i rëndësishëm dhe përgjegjësia i referohet të ardhmes së vendlindjes dhe qytetarëve. Të bëhemi pjesë e botës, tani është radha që të integrohemi në Bashkimin Evropian. Ta zëmë hapin, të bëhemi qytetarë të Bashkimit Evropian, kështu tha kryeministri i Maqedonisë në tribunën e tij me qytetarët e Negotinës, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se që 27 vite politikanët flasin për NATO-n dhe BE-në, sepse ato janë përcaktimet tona strategjike dhe se tani ka ardhur momenti për plotësimin e aspiratave të tilla.

“Janë bërë kalkulime politike për ruajtjen e rejtingjeve, dhe më pak është menduar për shtetin. A nuk ishte dëshira jonë në vitin 1991 të shkojmë përpara? Nuk janë plotësuar pritjet sepse që 28 vite flasim për BE-në dhe NATO-n. Si treg i vogël, vështirë do të mbijetojmë, vetëm së bashku mundemi, na duhen e drejta dhe vlerat evropiane. Jeta është një, hajde ta jetojmë”, ftoi lideri i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai shtoi se marrëveshja e Prespës i plotëson aspiratat shekullore të paraardhësve.

“Kjo gjeneratë patjetër duhet ta rrëmbejë këtë mundësi sepse nuk ka alternativë tjetër, nuk ka plan B. Nëse e lëshojmë mund të presim në 50 vitet e ardhshme. Beteja jonë ishte që të kemi vend të njohur nga i gjithë vendi”, tha Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button