Ambasadorja e Britanisë për referendumet: Janë mundësi e ndryshimit të së ardhmës

Para referendumit të 30-shtatorit, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Rejçell Gallovej i ka ndarë qëndrimet e saja për referendumin në Britani për çështjen e Brexit, në të cilën britanikët votuan që të dalin nga Bashkimi Evropian. Ajo ka vlerësuar se referendumi është mundësi që qytetarët ta ndryshojnë ardhmërinë e shtetit të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Referendumet janë të paparashikueshme, atë e kemi mësuar edhe ne nga i yni, por janë pjesë e praktikave demokratike të shtetit dhe mundësi që njerëzit të dalin dhe ta ndryshojnë ardhmërinë e shtetit të tyre”, tha Gallovej.

Në një bashkëbisedim për portalin “SDK“, ambasadroja Gallovej tha se Mbretëria e Bashkuar e përkrah marrëveshjen Maqedoni – Greqi, por se referendumi është mundësi që zgjedhja të bëhet demokratike.

“Kryeministrat e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë qenë të vendosur që të dalin dhe të arrijnë marrëveshje i cila ka kompromise të rënda për të dyja shtetet, dhe i mbështesim njerëzit që të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e tyre. Populli duhet të vendos se çfarë dëshiron. Porosia e referendumit tonë është se njerëzit duhet t’i bëjnë zgjedhjet demokratike”, tha Gallovej.

Duke komentuar mbi informacionet se Rusia me para është duke bërë përpjekje për ta ndryshuar rezultatin e referendumit, ambasadorja Gallovej vlerësoi se sërish vendimi është i qytetarëve.

“Periudhën paraprake këtu kanë ardhur përfaqësues ndërkombëtar, të cilët i ftuan qytetarët e Maqedonisë që të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e tyre. Ai vendim është i qytetarëve, jo i vendeve tjera, dhe janë ata që duhet të vendosin më 30 shtator”, tha Gallovej.

Për referendumin e 30-shtatorit gjatë dy ditë të fundit janë deklaruar, deputetja franceze, Liljana Tangipresidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviçnënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron, ndërkaq presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button