Kosovë, policia konfirmon vdekjen e një personi në vendin e punës

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e tij të punës në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, personi kishte rënë nga një lartësi prej 11 metrash, ku po punonte në një objekt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, njjofton Koha.net.

Gjatë tretmanit mjekësor, viktima ka vdekur në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button