Thaçi: Në takimin me Trump do të diskutohet edhe për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar nga Nju-Jorku se tani është koha e arritjes se marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë marrëveshje presidenti tha për RTK-në, se do të hapet perspektiva euroatlantike për të dyja vendet, por pa tendenca për ndarje apo shkëmbim të territoreve. Presidenti Thaçi ka thëne se ketë çështje do ta shtrojë edhe ne takimin me presidentin amerikan Trump dhe me liderët e tjerë botërorë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në delegacionin me presidentin janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Vizitën në SHBA presidenti Thaçi po e vlerëson me rëndësi për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare veçmas ne Interpol. Ai shpreson qe kjo vizitë do të shërbejë edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti foli edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë çështje tha që do ta diskutojë edhe në takimin me presidentin amerikan Trump.

Sipas tij, Kosova nuk do të lejojë asnjë tendencë që kjo marrëveshje të kushtëzohet me ndarje apo shkëmbim territoreve.

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme, ndërkaq që në  kuadër të vizitës do të takojë edhe presidentet e vendeve te ndryshme në përpjekje për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar arritjen e njohjeve të reja dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button