Irani paralajmëron hakmarrje ndaj ShBA-ve dhe Izraelit

Udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei tha të hënën se sulmuesit që vranë 25 vetë në një paradë ushtarake, u paguan nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe se Irani do të “dënojë ashpër” ata që janë pas gjakderdhjes, transmeton Top Channel.

Nënkryetari i Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për përfshirje në sulm dhe tha se ata do të përballen me një përgjigje shkatërruese nga Teherani.

Në qytetin jugperëndimor iranian të Ahvaz, mijëra njerëz mbushën rrugët për të mbajtur zi për viktimat e sulmit të së shtunës, shumë duke kënduar “Vdekje Izraelit dhe Amerikës”.

Disa persona të armatosur, të vendosur në një park pranë Ahvazit, qëllua pjesëmarrësit në një paradë ushtarake të shtunën, duke vrarë 25 persona dhe plagosur mbi 20 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button