Si të ushqehemi sipas nevojave të trupit tonë!

Të gjithë sot janë të fiksuar pas shfaqjeve me gatim dhe leximit të artikujve që tregojnë sit ë hamë shëndetshëm. Përsëri shumë prej nesh ende nuk kanë njohuri të mjaftueshme për sasinë e ushqimit që duhet të konsumojmë çdo ditë, shkruan Bordo.al. 

Sa kalori kemi nevojë të konsumojmë në ditë?

Rekomandohet që një mashkull mesatar të konsumojë 2500 kalori në ditë ndërsa një femër 2000 kalori. Nëse jeni më të gjatë se mesatarja ose më aktivë duhet të konsumoni pak më shumë dhe e anasjellta nëse jeni më të shkurtër dhe bëni një jetë sedentare duhet të konsumoni më pak.

Çfarë ushqimesh duhet të konsumoj?

Përgjatë gjithë ditës 1/3 e dietës tuaj duhet të përfshijë fruta dhe perime dhe pjesa tjetër karbohidrate si patate, bukë, drithra, oriz dhe makarrona. Mundohuni që të konsumoni 5 racione me fruta dhe perime në ditë pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash. Njësoj edhe karbohidratet sidomod drithërat janë thelbësore pasi janë burimi më i madh I energjisë për trurin tonë dhe muskujt. Pjesa e mbetur duhet të plotësohet me proteina dhe bulmet. Përveç mishit, peshkut dhe vezëve që janë të pasura në proteina që ndërtojnë dhe riparojnë trupin tonë dhe mbajnë qelizat tona të shëndetshme kemi edh efasulet, tofun dhe arrat. Bulmeti i cili përmban pak yndyrna si për shembull qumshti i sojës është një burim shumë i mirë i kalciumit që shërben për forcimin e kockave. Si përfundim mos harroni se edhe pijet llogariten në marrjen e kalorive kështu që shmangini pijet që përmbajnë sheqerna.

Kur duhet të ha?

Ekzistojnë një sërë këshillash që nga ‘agjërimi’ e deri te ‘pesë vakte në ditë’ por shumë ekspertë janë në një mendje se tre vakte në ditë janë perfektë.Dietologia Hannah Baugh thotë: ‘Nëse midis vakteve është një kohë e gjatë atëherë kjo do të thotë se ke më shumë gjasa që të kërkosh të marrësh energji nga ushqime që janë të pasura në yndyrna, kripra dhe sheqerna pasi jeni shumë të uritur në kohën që hani. Kjo vlen edhe për personat të cilët e anashkalojnë mëngjesin. Një drekë e mirë është gjithashtu e rëndësishme pasi yndyrnat në mbrëmje duan shumë kohë që të treten dhe karbohidratet që nuk përdoren kthehen në dhjam natën.

‘Konsumojeni darkën maksimumi në orën 7,’ këshillon Rick Hay, autor I The Anti-Ageing Food and Fitness Plan. ‘Sipas një studimi të kryer nëse hani ushqim shumë vonë në mbremje keni më shumë gjasa të prekeni nga kanceri.’

Pra cila dietë është më e mirë?

Shumë ekspertë bien dakrod për faktin se dieta Mesdhetare e cila konsumohet në Itali, Spanjë, Greqi dhe Jugun e Francës është shumë e shëndetshme dhe redukton rrezikun e sëmundjeve si diabet I tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin të cilat dëmtojnë zemrën.

Burimi/Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button