Erë e fuqishme në të gjithë vendin, shkakton probleme

Era e fuqishme që përfshiu më shumë qytete të Maqedonisë përfshi dhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit, duke shkulur pemë dhe duke thyer degë të shumta. Në një pjesë të Lagjes Karposh të Shkupit është rrëzuar një kulm, ndërsa në shumë pjesë të tjera janë dëmtuar kabllot elektrike, për të cilat kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së, përcjell televizioni Alsat M. 

Është paralajmëruar mbledhje e shtabit të krizës ku do të marrin pjesë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike si: Higjiena komunale, Parqe dhe gjelbërime, Ujësjellësi dhe Njësia e zjarrfikësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button