BE ndërmerr veprime ligjore kundër Polonisë

Komisioni Evropian (KE) ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Varshavës zyrtare në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për të mbrojtur pavarësinë e Gjykatës Supreme të Polonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim KE tha e ligji i ri polak mbi Gjykatën Supreme ul moshën e daljes në pension të gjyqtarëve të Gjykatës nga 70 në 65, duke vënë 27 nga 72 gjyqtarët e Gjykatës në rrezik që të detyrohen të dalin në pension.

Komisioni theksoi se ligji polak mbi Gjykatën Supreme është “i papajtueshëm me ligjin evropian, pasi minon parimin e pavarësisë gjyqësore, përfshirë pandërrueshmërinë e gjyqtarëve”.

Komisioni po ashtu kërkoi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë të urdhërojë masat e përkohshme, duke rivendosur Gjykatën Supreme të Polonisë në gjendjen e saj para 3 prillit të vitit 2018, kur u miratuan ligjet e reja kontestuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button