Janë siguruar mjete për titujt profesional në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës kumtoi se përmes Ministrisë së Financave janë siguruar mjete për tejkalimin e problemit me valorizimin e punonjësve profesionistë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe realizimin e të drejtave të tyre ligjore.

“Për 134 persona nga institucione nacionale dhe lokale nga sfera e kulturës është marrë përlqimi për rritjen e rrogave në bazë të titujve të përfituar profesional të punonjësve profesionistë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi shumëvjeçar dhe do të bëhet korrigimi i rrogave për të punësuarit në 21 institucione nacionale dhe në tetë lokale, në bazë të titujve të përfituar profesionaë. Ata do të sistemohen në vende adekuate të punës në institucione nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në pajtim me ligjin”, informoi Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button