Ekspozitë e fotografive “Te der’ e huj'”, nesër në Tetovë

“Te der’ e huj'” është eskpozita e fotografive nga Shpatina Fej, që do të shfaqet në hapësirën social kulturore në Tetovë apo ish Radio Tetova, njofton Portalb.mk.

Ekspozita do të shfaqet më 25 shtator të 2018-s, e martë, me fillim prej ora 19:00.

Për ekspozitën:

“Mendësia patriarkale gjithnjë ka qenë një shqetësim i madh për gratë kudo në botë e veçanarisht në trojet tona ku kjo mendësi në vend që të fillojë të shkulet nga gjeni i gjeneratës po lëshon vazhdimisht rrënjë të reja dhe kjo më shumë falë vetë grave. Atyre grave që bëhen nëna e si të shtrëngura nga dora e fortë e mendësisë patriarkale në të cilën janë ritur po i shtyjnë edhe bijat e tyre në po atë rrugë. Po i mësojnë që ” te der’e huj” cuca nuk e ngre zânin, ajo pyet nuk vendos, ajo kokëulur i bindet edhe më të vegjëlve të shtëpisë, duke e edukuar në këtë formë bijën e tyre këto nëna po krijojnë vajza pa individualitet, vajza të cilat janë të destinuara për të qenë të shtypura. Kjo mendësi duhet të ndryshojë për të mirën e shoqërisë sonë.

Dhe ky ndryshim është i domosdoshëm për përparimin e saj.

Kjo ekspozitë ka të bëjë pikërisht me këtë temë, e cila është vështirë të trajtohet në vende si Tetova, ku shumica e njerëzve rrojnë me këtë mendësi”, shkruan Kaltrina Sadiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button